Ferati-Palminteri: Bashkëpunim më i thellë mes dy vendeve në fondet e BE-së, ekonomi dhe arsim

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 tetor Zhurnal.mk – Ministri Agon Ferati zhvilloi takim me Ambasadorin e Italisë në vend, Paolo Palminteri, ku u diskutua për ristrukturimin e ministrisë dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, me fokus në formimin e sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe fondet e BE-së. Në këtë drejtim, Ambasadori konfirmoi gatishmërinë e Italisë për të mbështetur trajnimin e stafit administrativ për menaxhimin dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin arsimor dhe ekonomik, përfshirë shkëmbimin e studentëve në programe të ndryshme, si dhe mundësitë për shfrytëzimin e përvojave italiane në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian u theksua si një nga prioritetet kryesore, ndërsa u vlerësua rëndësia e përkrahjes dhe përvojës së Italisë në këtë proces. Të dyja palët shprehën gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional, ekonomik, arsimor dhe evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër