“Votoma Presidentin, ta votoj ligjin” – Mësohet çka i tha Kurti Hamzës në takim

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 tetor Zhurnal.mk – Deputetja e PDK-së Blerta Deliu ka zbuluar detaje nga takimi Kurti-Hamza që përfundoi para pak minutash.

“Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, thuhet t’i ketë thënë Kurti, Hamzës.

Postimi i plotë i Blerta Deliut:

“Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, a ka shprehje ma të qartë të pazarit me kauzën e çlirimtarëve?

Po thoni se UÇK-ja është e të gjithëve. Atëherë pse vota juaj për ligjin varet prej asaj çka merrni për vete?

Nëse UÇK-ja është e të gjithëve, edhe përgjegjësia është e të gjithëve. Votojeni ligjin pa ia vu çmimin!

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka mbyllur më herët punimet e seancës së sotme të jashtëzakonshme, pas shqyrtimit të 22 pikave të rendit të ditës.

Pikë e parë ishte ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës u votua në parim me 91 vota për dhe asnjë kundër. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim, duke paralajmëruar për “rreziqe juridike, politike dhe ndërkombëtare” për shtetin.

Jashtë Kuvendit po shtohet numri i protestuesve, të cilët kanë paralajmëruar se nuk do t’i lënë deputetët të dalin nga Kuvendi derisa të votohet edhe në lexim të dytë projektligji për Specialen.

Organizatori i protestave të përnatshme në shesh, Çlirim Haziri tha më herët për T7 se “deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të mund të dalin pa e votuar ligjin për Dhomat e Specializuara”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër