Hamza: Nuk kemi pasur komunikim me LVV-në, kërkesa jonë është e qartë – të thirret seanca

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 06 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, para mbledhjes së Kryesisë, ka deklaruar se kërkesa e tyre është thirrja e seancës dhe votimi në lexim të dytë i ligjit për Dhomat e Specializuara, raporton Ekonomia Online.

“Jo, nuk kemi pasur komunikim. Kërkesa jonë është e qartë: të thirret seanca, ligji të votohet në lexim të dytë. Nuk ka asnjë vështirësi, asnjë pengesë. Nëse ka pasur çfarëdo pengese apo çfarëdo dileme, pse ka kaluar në lexim të parë?”, tha Hamza.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur në orën 10:00, kanë njoftuar anëtarët e kësaj partie. Në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër