Azem Gagica zbulon se është në një lidhje dashurie

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Azem Gagica duket se po shijon një romancë të re.

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2 ka publikuar disa momente intime në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë një vajze, duke nxitur aludime se ajo mund të jetë partnerja e tij e re.

Në njërën prej fotografive, vajza shihet duke iu afruar Azemit për ta puthur, ndërsa ai ka preferuar të mos e zbulojë identitetin e saj.

 Foto: Instagram

Fytyra e saj është mbuluar, duke e mbajtur ende misterioze se kush është personi që i ka rrëmbyer zemrën.

Azemi nuk ka dhënë asnjë koment apo detaj rreth raportit të tyre, duke lënë që fotografitë të flasin vetë.

Mbetet të shihet nëse ish-banori i BBVK-së do të vendosë ta prezantojë së shpejti partneren para publikut apo do të vazhdojë ta mbajë lidhjen larg vëmendjes mediatike.

Për publikun mori vëmendje e u bë më i njohur me paraqitjen në edicionin e dytë të Big Brother.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër