Fat i keq për Akil Gjakovën, Dardan Cena vazhdon rrugëtimin në Botërorin e xhudos

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Kampionati Botëror i xhudos ka nisur me rezultate të ndryshme për Kosovën, me Dardan Cenën që e kaloi me sukses luftën e parë, ndërsa Akil Gjakova u eliminua që në përballjen e tij të parë.

Dardan Cena e nisi mbarë garimin në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke e mposhtur në luftën e parë irlandezin Joshua Green me uazari.

Tani, Cena do të ketë përballë një emër të madh të xhudos botërore, legjendën gjeorgjiane Lasha Shavdatuashvili, në luftën e radhës.

Ndërkohë, fati nuk ishte në anën e Akil Gjakovës, i cili pati një short tejet të vështirë, pasi që në luftën e parë u përball me kampionin olimpik dhe njërin prej xhudistëve më të mirë të dekadës së fundit, azerbajxhanasin Hidayat Heydarov.

Gjakova e nisi mirë përballjen dhe në minutat e para arriti ta kontrollonte luftën, por një moment i pafat e ktheu duelin në favor të Heydarovit.

Xhudisti vendas e shfrytëzoi menjëherë momentin dhe me një tjetër aksion arriti ta përfundonte luftën me Ippon.

Kështu, Akil Gjakova u eliminua që në luftën e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë, ndërsa Dardan Cena vazhdon garimin dhe synon ta kalojë edhe pengesën e radhës.

Kampionati Botëror i xhudos po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër