Shkup, 6 tetor, Zhurnal.mk – Siguria e furnizimit me energense (rrymë, gaz natyror, naftë) dhe koordijnimi i aktiviteteve të planifikuara projektiese për përmirësimin e rezistencës dhe fleksibilitetit të sistemeve elektroenegjetike, janë në fokus të samitit të dytë të sotëm për energjetikë që po mbahet në Beograd.
Samiti filloi me takim plenar të delegacioneve nga Maqedonia, Serbia, Bullgaria dhe Greqia të kryesuara nga ministrat dikasterial, Sanja Bozhinovska, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, Iva Perova dhe Stavros Papastavru.
Shfrytëzimi i ndërlidhësit të gazit Bullgari-Serbi, zhvillimi i Korridorit vertikal të gazit, qasja e Serbisë dhe Maqedonisë në kapacitetet e LNG-së (gazit natyror të lëngshëm) në Greqi (me Aleksandropolisin që shërben si pikë hyrëse rajonale), koordinimi i kapaciteteve dhe mënyrave të funksionimit midis operatorëve të sistemit të transmetimit, mekanizmat e përbashkët në rast të një krize të furnizimit me gaz, planifikimi i infrastrukturës së gazit me qëllim përdorimin e ardhshëm të hidrogjenit dhe gazeve të rinovueshme, si dhe prokurimi i përbashkët ose i koordinuar i gazit, janë vetëm disa nga temat e takimit.
Sipas axhendës, do të diskutohet edhe një rrugë e mundshme për një qendër juglindore të sistemit kombëtar të tubacioneve të naftës, përgjatë rrugës Selanik-Shkup-Nish, por edhe mundësia e lidhjes së Serbisë nëpërmjet Maqedonisë me infrastrukturën energjetike dhe Portin e Selanikut.
Pritet që ministret të shkëmbejnë informacione mbi disponueshmërinë e energjisë gjatë sezonit të ardhshëm dimëror, mbi potencialin për shkëmbimin e energjisë elektrike dhe gatishmërinë e sistemeve të transmetimit (veçanërisht në dritën e sfidave të përjetuara gjatë verës), mbi projektet e planifikuara të energjisë së rinovueshme, zhvillimin e rrjetit të transmetimit dhe projektet e ruajtjes së energjisë (bateritë dhe hidrocentralet e kthyeshme) të diskutuara më 15 maj në Athinë (në samitin e parë), mbi problemet e tensionit të lartë në rajon – instalimi i një kompensatori në stacionin e transformatorit (nënstacionin) “Vranje 4” deri në fund të vitit, si dhe mbi nivelet e larta të ngarkesës së rrjetit rajonal të transmetimit më 12 shtator të vitit 2026
Pas takimit është parashikuar që të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp.
