Albin Kurti për Bekim Sejdiun: S’do të thoshte ‘jo, s’dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet’

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 06 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së që të marrin pjesë në votim dhe të mos e bojkotojnë Kuvendin.

Kurti tha se, nëse PDK-ja është kundër një çështjeje, duhet ta shprehë qëndrimin përmes votës.

“Nëse PDK-ja është kundër, unë i them, thuaje këtë me votë. Po ju them, votoni kundër, veç votoni. Mos e bojkotoni Kuvendin, shfrytëzojeni të drejtën tuaj.”

Kurti foli edhe për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, duke thënë se ai kishte qenë dakord që të zgjidhej president, por ishte tërhequr pasi, sipas Kurtit, ishin tërhequr gjashtë deputetë të LDK-së.

“Ju e dini që Bekim Sejdiu doli në konferencë me neve bashkë. Ai ishte dakord të zgjidhet president. Ai u tërhoq kur e pa që u tërhoqën ata gjashtë deputetë të LDK-së, në kundërshtim me kryesinë e LDK-së.”

Kurti u ka bërë thirrje deputetëve të grupit parlamentar të PDK-së që t’i bashkohen procesit të votimit, duke përmendur edhe mundësinë që të mos jenë të gjithë deputetët e kësaj partie.

“Ndoshta është momenti që dikush prej atyre të gjashtë të na bashkëngjitet. Gjysma e grupit parlamentar të PDK-së është më shumë se këta gjashtë. Edhe nëse nuk mund të vijë me të gjithë, vetëm gjysma le të vijë”, deklaroi Kurti, njofton Klankosova.tv.

Sipas Kurtit, një votë e përbashkët do të mund të ndikonte në shmangien e zgjedhjeve të reja.

“Besoj që nëse do ta kishim një votë të tillë të përbashkët, nuk kam dyshim që në një situatë të tillë, vështirë që edhe Sejdiu do të thoshte: ‘Jo, nuk dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet e reja’.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër