Gjigandi gjerman i automobilave Volkswagen ka njoftuar se po tërheq rreth 200,000 makina në Republikën Çeke për shkak të një problemi me një bulon që mund të thyhet dhe të shkaktojë keqfunksionim të sistemit të drejtimit.
Bëhet fjalë për një vidë që siguron një pjesë të mekanizmit të drejtimit dhe, sipas vlerësimeve të prodhuesit çek të makinave, modelet ‘Skoda’ të prodhuara midis viteve 2013 dhe 2024 janë më të prekurat.
Drejtori i Škoda Auto për tregun çek, Jiri Malaçek, i tha mediave vendase se modelet e Skoda Octavia, Karok, Kodiak dhe Superb do të tërhiqen nga rrugët.
Raportohet se Skoda filloi të kontaktonte pronarët e makinave të prekura në fund të shtatorit dhe t’u kërkonte atyre të vizitonin një qendër shërbimi të autorizuar për të zëvendësuar bulonin e gërryer me një bulon rezistent ndaj korrozionit. Ndërkaq, Volkswagen tha se pronarët mund të vazhdojnë të ngasin automjetet e prekura ndërsa presin për riparime.
