Bllokohet hyrja në sheshin “Skënderbeu”, shtohet prania e policisë në Prishtinë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Hyrja në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është bllokuar nga forca të shtuara policore, ndërsa në qendër të kryeqytetit është vërejtur prani e shtuar e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Qytetarë të shumtë vazhdojnë të qëndrojnë në afërsi të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet protesta. Situata në terren po përcillet nga një numër i shtuar i forcave policore, të cilat janë pozicionuar në pika të ndryshme pranë sheshit dhe rrugëve që çojnë drejt zonës së protestës.

Hyrja drejt pjesës së sheshit ku po zhvillohet protesta është e kufizuar, ndërsa qarkullimi i qytetarëve në këtë pjesë të qendrës së Prishtinës po bëhet me kufizime.

Për momentin, qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kuvendit, ndërsa forcat e rendit po monitorojnë situatën dhe po mbajnë të kontrolluara hyrjet drejt zonës ku po zhvillohet tubimi.

Prania e shtuar policore ka bërë që qasja në shesh të jetë më e kufizuar, ndërsa situata në terren po vazhdon të monitorohet nga afër.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër