Ziadin Sela uron Justina Shiroka-Pulën: Me vendimin e sotëm fitoi Kosova

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Në urimin e tij, Sela e ka cilësuar vendimin si një hap të rëndësishëm për tejkalimin e krizës institucionale dhe ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.

“Me vendimin e sotëm shpëtoi dhe fitoi Kosova!”, ka shkruar Sela, duke theksuar se zgjedhja e Presidentes, sipas tij, e largon vendin nga rreziku i një krize institucionale me pasoja të rrezikshme, polarizimi shoqëror dhe skenarëve të paparashikueshëm.

Sela ka vlerësuar gjithashtu se nga ky zhvillim përfitojnë edhe krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, sipas tij, përveç mbështetjes ligjore, tashmë do të kenë edhe vëmendjen e institucioneve në betejën e tyre ligjore dhe diplomatike.

“Fitoi populli i Kosovës që më së shumti meriton qetësi, stabilitet, siguri dhe prosperitet!”, ka deklaruar Sela.

Në fund, ai ka përgëzuar klasën politike për atë që e ka cilësuar si “pjekuri në momentet e fundit dhe shumë të rëndësishme”, ndërsa Presidentes së re i ka uruar sukses në detyrën e saj.

“Urime zonjës Justina Shiroka-Pula detyrën e Presidentes dhe përgjegjësinë që besojmë se do ta kryejë me sukses”, ka përfunduar Sela.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër