Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime Zoti të ndihmoftë – kthjellohu

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si, sipas saj, po funksionojnë institucionet dhe partia e saj.

Thaçi ka kritikuar qasjen e disa politikanëve, duke thënë se interesat personale dhe “pazaret e vogla” nuk duhet të jenë mbi interesin e qytetarëve.

Ajo i ka bërë thirrje LDK-së të jetë më konsistente dhe të mos largojë njerëzit që e kanë mbështetur.

Në reagimin e saj, Thaçi ka uruar edhe Presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, duke shpresuar për një periudhë me më shumë qetësi, përgjegjësi dhe punë.

“Partia ime, Zoti të ndihmoftë. Por mbi të gjitha, kthjellohu”, ka shkruar Thaçi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër