Shefja e deputetëve të VV-së reagon pas zgjedhjes së presidentes

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës duke theksuar që pas një viti e tetë muajsh, tri palë zgjedhjesh parlamentare dhe një periudhe të gjatë pasigurie institucionale, Kosova i ka institucionet e kompletuara.

Andaj sipas saj, tani është koha për punë dhe vendimmarrje.

“Kuvendi duhet të ecë përpara me agjendën legjislative. Institucionet duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre dhe të shtyjnë përpara zhvillimin e vendit. Për ne, kjo do të thotë më shumë punë, më shumë përgjegjësi dhe më shumë angazhim. Interesi i qytetarëve dhe forcimi i shtetit duhet të jenë në qendër të çdo vendimi. Institucionet janë kompletuar. Tani është koha të punojmë. Kemi shumë për të bërë”, ka shkruar Nagavci në rrjetin social, Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër