Shasivari – Mahmuziç: Bashkëpunim rajonal për reforma më të forta në drejtësi

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Stamboll, 8 tetor Zhurnal.mk – Në margjinat e Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll, Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, u takua me zëvendësministrin e Drejtësisë të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elvir Mahmuziç.

Në fokus të takimit ishin reformat në drejtësi, forcimi i institucioneve dhe përballimi i sfidave të përbashkëta të vendeve të rajonit, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

Shasivari dhe Mahmuziç shkëmbyen përvoja mbi proceset reformuese dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si instrument për ndërtimin e institucioneve më të forta dhe përshpejtimin e afrimit me standardet evropiane.

Mesazhi i takimit ishte i qartë: përvoja rajonale duhet të shndërrohet në reforma konkrete dhe institucione më të forta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër