Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Gjirokastër, 8 tetor Zhurnal.mk – Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër në orën 18:05 u njoftua për rënien e një zjarri në afërsi të liqenit të Viroit.

Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet zjarrfikëse konstatuan një vatër zjarri në sipërfaqe me bar dhe shkurre.

Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, u bë izolimi i zjarrit në kohë, duke parandaluar përhapjen e tij dhe marrjen e përmasave më të mëdha.

Pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, zjarri u shua plotësisht, duke mos shkaktuar dëme të tjera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër