Nga Stambolli, Kasami: Miqësi të vjetra dhe mundësi të reja bashkëpunimi për Tetovën

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 8 tetor Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Unionit të Bashkive të Botës Turke (TDBB), të mbajtur në Stamboll, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunave të ndryshme dhe ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe projektet e përbashkëta.

Kasami ka theksuar se takimi shënon një kapitull të ri për Unionin, duke i uruar kryetarit të sapozgjedhur, Fırat Görgel, sukses në detyrën e re, ndërsa ka falënderuar Uğur İbrahim Altay për përkushtimin dhe bashkëpunimin gjatë drejtimit të Unionit.

Sipas Kasamit, për Tetovën, TDBB ndër vite ka qenë një mundësi për krijimin e miqësive të reja, zhvillimin e bashkëpunimeve të rëndësishme dhe realizimin e projekteve konkrete.

Ai ka vlerësuar se takime të tilla paraqesin një mundësi të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet komunave dhe për krijimin e iniciativave të reja në interes të qytetarëve të Tetovës.

Kasami ka bërë të ditur se Tetova do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e këtij bashkëpunimi dhe të avancojë marrëdhëniet me komunat anëtare të Unionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër