ARRSH: Ekipet në terren pas reshjeve, qarkullimi vijon normalisht në rrugët nacionale

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 09 tetor, Zhurnal.mk – Qarkullimi në të gjitha akset nacionale vijon normalisht, pavarësisht reshjeve të shiut të regjistruara gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa segmente rrugore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se problematikat e evidentuara janë trajtuar menjëherë nga ekipet e mirëmbajtjes, të cilat vijojnë punën në terren për pastrimin e akseve, largimin e gurëve dhe inerteve, si dhe pastrimin e bimësisë dhe kunetave.

Grupet e punës janë të pajisura me mjetet dhe pajisjet përkatëse për të ndërhyrë në segmentet ku reshjet mund të ndikojnë në kushtet e qarkullimit.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat ku reshjet mund të krijojnë vështirësi në rrugë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër