Drake reagon ndaj thashethemeve se ai dhe Keshia Chante janë në pritje të një fëmije

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Ekipi i Drake ka mohuar zërat se reperi është babai i fëmijës së Keshia Chante, pasi këngëtarja bëri të ditur se është në pritje të një djali.

Chante, 38 vjeçe, zbuloi në një intervistë për “Hello!” të martën se është shtatë muajshe shtatzënë dhe se është në pritje të një djali.

Në intervistën e shoqëruar me fotografi ku ajo shfaqte barkun e rrumbullakosur, Chante nuk e bëri të ditur identitetin e babait të fëmijës. Kjo nxiti spekulime në internet se babai mund të ishte Drake, 39 vjeç, me të cilin ajo ka pasur një lidhje të gjatë në të kaluarën.

Megjithatë, përfaqësuesit e reperit të hitit “God’s Plan” i thanë “Daily Mail” se po bëjnë një “mohim të plotë” të këtyre zërave dhe konfirmuan se pretendimet për atësinë janë të pavërteta.

Drake, i cili së fundmi është përfolur për një lidhje me artisten Pinkchyu, është tashmë baba i një djali tetëvjeçar, Adonis, të cilin e ka me ish-partneren e tij Sophie Brussaux, ish-modele dhe artiste.

Në intervistën e saj, Chante nuk dha shumë detaje rreth marrëdhënies së saj me babanë e fëmijës, por tha se aktualisht është “e padisponueshme”.

Chante tregoi gjithashtu se ishte pikërisht babai i fëmijës ai që i kishte propozuar që të kishin një fëmijë së bashku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër