Shkup, 9 tetor Zhurnal.mk – Gjatë ditëve të ardhshme pritet përkeqësim i motit, me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë. Të dielën pritet rënie e ndjeshme e temperaturave, ndërsa moti i tillë do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme. Në zonat e larta malore, reshjet e shiut pritet të shndërrohen në borë.
“Edhe nesër moti do të jetë i ndryshueshëm, me temperatura që do të lëvizin nga 22 deri në 28 gradë Celsius. Priten reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë e fortë. Ndryshimi më i ndjeshëm i motit pritet të dielën, kur temperaturat do të zbresin në 14 deri në 20 gradë Celsius”, tha Juliana Fidanoska Miskoska, Sinoptikane.
Rënia e temperaturave do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, kur vendi do të përfshihet nga një valë e ftohtë nga veriu, e shoqëruar me erëra të forta. Nga mesi i javës moti pritet të stabilizohet gradualisht dhe reshjet do të pakësohen, por temperaturat do të mbetën më të ulëta.
