Buxheti i BE-së në pikë kritike, Parlamenti Evropian kërcënon me veto

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 11 tetor Zhurnal.mk – Parlamenti Evropian kundërshton propozimin për buxhetin afatgjatë të Bashkimit Evropian për periudhën 2028–2034, duke paralajmëruar se nuk do të pranojë shkurtime që, sipas eurodeputetëve, dobësojnë kapacitetet e Unionit.

Propozimi i presidencës irlandeze parashikon rreth 8% më pak mjete krahasuar me propozimin e Komisionit Evropian. Shkurtimet do të prekën veçanërisht konkurrueshmërinë, me 12,8%, dhe veprimtarinë e jashtme të BE-së, me 17,4%.

Eurodeputetët paralajmërojnë se, megjithëse buxheti i ri do të ishte nominalisht 356 miliardë euro më i madh se ai aktual, inflacioni dhe shlyerja e borxheve të fondit të rimëkëmbjes pas pandemisë do ta ulnin ndjeshëm vlerën e tij reale.

Kërkohen burime të reja financimi

Parlamenti Evropian kërkon buxhet më të madh për mbrojtjen, sigurinë, konkurrueshmërinë, bujqësinë dhe zhvillimin rajonal. Gjithashtu, propozon burime të reja të të ardhurave, përfshirë taksa mbi shërbimet digjitale, lojërat e fatit online dhe fitimet kapitale nga kriptoasetet.

Për miratimin e buxhetit shumëvjeçar nevojitet vendimi unanim i Këshillit të BE-së dhe pëlqimi i Parlamentit Evropian. Kjo i jep Parlamentit mundësinë ta bllokojë marrëveshjen nëse nuk i konsideron të mjaftueshme fondet e parashikuara.

Negociatat pritet të shndërrohen në një përplasje të madhe financiare mes institucioneve evropiane, me debatet kryesore rreth madhësisë së buxhetit dhe mënyrës se si do të financohen ambiciet e ardhshme të Unionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër