Dhuna e ushtruar ndaj protestuesve, reagon Avokati i Popullit: Kemi nisur hetimet për përdorimin e forcës ndaj studentëve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

vokati i Popullit, Endri Shabani, ka reaguar pas përplasjeve mes studentëve dhe policisë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, duke njoftuar nisjen e një hetimi administrativ për përdorimin e forcës nga efektivët ndaj protestuesve.

Gjithashtu, grupet e monitorimit kanë mbërritur në Bllokun e Sigurisë, ku ndodhen personat e shoqëruar, për të verifikuar nëse u garantohen të drejtat ligjore, përfshirë të drejtën për avokat, njoftimin e familjarëve dhe kryerjen e ekzaminimit mjekësor.

REAGIMI I PLOTE:

Avokati i Popullit ka nisur, sipas detyrës, një hetim administrativ mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së sotme. Vlerësimi bëhet sipas neneve 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional.

Grupet e monitorimit të institucionit janë në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku mbahen personat e shoqëruar. Po verifikohet nëse u garantohen e drejta për avokat, njoftimi i familjes dhe ekzaminimi mjekësor. Përtej hetimit kryesisht, Avokati i Popullit fton çdo qytetar që beson se të drejtat e tij janë shkelur, t’i drejtohet institucionit me ankesë individuale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër