Protesta e dhunshme në Tiranë, reagon ambasada amerikane, thirrje shtetasve të saj: Shmangni demonstratat

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 tetor Zhurnal.mk – Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e zhvilluar në Rrugën e Durrësit, pranë Sheshit Skënderbej, duke paralajmëruar qytetarët për përshkallëzimin e situatës në dhunë për shkak të hedhjes së gurëve.

Në njoftimin e saj, ambasada paralajmëron seprotestat mund të shtrihen edhe në rrugëtpërreth dhe pranë godinave qeveritare, dukeshkaktuar shtim të pranisë policore, bllokimerrugësh dhe devijime të trafikut.

Gjithashtu, ajo u bën thirrje qytetarëve tëshmangin demonstratat, të tregojnë kujdes përsigurinë personale dhe të ndjekin udhëzimet eautoriteteve vendore.

“Një protestë në Rrugën e Durrësit, pranë Sheshit Skënderbej, është aktualisht në zhvillim dhe është përshkallëzuar në dhunë për shkak të hedhjes së gurëve. Protesta mund të shtrihet edhe në rrugët dhe blloqet përreth, si dhe pranë godinave qeveritare, duke sjellë një prani të shtuar të forcave të Policisë, ndërprerje të qarkullimit, devijime të trafikut dhe bllokime të rrugëve.

Personeli i Ambasadës Amerikane në Tiranë është këshilluar të shmangë demonstratat. Ju lutemi, qëndroni vigjilentë dhe vendosni sigurinë tuaj personale në plan të parë. Ndiqni mediat lokale dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve vendore të rendit për t’u informuar mbi zhvillimet më të fundit.

Masat që duhet të merrni:

Forconi masat për sigurinë tuaj personale duke zbatuar këto këshilla:

– Shmangni demonstratat.

– Jini të vëmendshëm ndaj asaj që ndodh përreth jush. Kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonave apo kufjeve, kur ndodheni në ambiente publike.

– Ndiqni mediat lokale për t’u informuar mbi zhvillimet.

– Mbani gjithmonë një plan emergjence ose një strategji për t’u larguar në rast rreziku.

– Shmangni tërheqjen e vëmendjes dhe përpiquni të qëndroni sa më pak të ekspozuar”, thuhet në reagim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër