VLEN: Stadiumi i Tetovës po merr formë, investimet synojnë kushte moderne për sportistët

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Rikonstruktimi i stadiumit në Tetovë po merr formë, ndërsa koalicioni VLEN e cilëson këtë projekt si pjesë të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe sportistët.

Në një komunikatë, VLEN thekson se Tetova ka nevojë për projekte konkrete dhe rezultate të dukshme, duke e paraqitur modernizimin e stadiumit si një hap drejt zhvillimit të sportit dhe përmirësimit të infrastrukturës së qytetit.

Sipas VLEN-it, projekti, nën drejtimin e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e futbollit, klubin Shkëndija, sportistët e rinj dhe tifozët që ndër vite kanë ruajtur pasionin për futbollin tetovar.

“Për VLEN-in, modernizimi i stadiumit është dëshmi e qasjes që vendos në fokus projektet konkrete dhe investimet që krijojnë mundësi të reja për qytetarët”, thuhet në komunikatë.

Nga ky koalicion vlerësojnë se qyteti meriton investime në infrastrukturë moderne dhe hapësira sportive të përshtatshme, në mënyrë që talentet e reja të kenë mundësi të zhvillohen në kushte dinjitoze.

VLEN shprehet se do të vazhdojë të mbështesë projekte që synojnë përmirësimin e pamjes së qytetit, zhvillimin e sportit dhe krijimin e perspektivave më të mira për të rinjtë.

“VLEN – më pak fjalë, më shumë vepra!”, përfundon komunikata.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër