Haxhiu mirëpret themelin e Grupit punës për Apelin: Do të propozojmë delegimin e një përfaqësuesi nga Kryesia e Kuvendit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 tetor, Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues, i cili do të bashkërendojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e UÇK-së në procesin e Apelit.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se angazhimi. Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, do të propozojmë delegimin e një përfaqësuesi të Kryesisë në këtë Grup Punues, në funksion të kontributit institucional për një mbrojtje sa më të mirë në procesin e Apelit.

Lexoni të plotë postimin e Haxhiut:

Mirëpres vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues, i cili do të bashkërendojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e UÇK-së në procesin e Apelit.

Aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë. Në këtë fazë, është thelbësore që procesi në Apel të mbështetet nga një strategji e përbashkët shtetërore, me angazhim të koordinuar dhe mbështetje të plotë institucionale.

Kuvendi do të jetë pjesë e këtij angazhimi. Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, do të propozojmë delegimin e një përfaqësuesi të Kryesisë në këtë Grup Punues, në funksion të kontributit institucional për një mbrojtje sa më të mirë në procesin e Apelit.

Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare. Kjo e vërtetë do të vazhdojë të thuhet dhe të mbrohet gjithmonë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër