Të gjithë e shohin Barcelonën si “skuadrën perfekte”, por Rodri ka zbuluar dobësinë e madhe të tyre

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Rodri ka paralajmëruar Barcelonën për një dobësi që duhet ta përmirësojë, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, pavarësisht fitores bindëse 4-1 ndaj Galatasarayt.

Mesfushori spanjoll theksoi se katalunasit duhet të tregojnë më shumë kujdes në ndërtimin e aksioneve dhe të shmangin humbjet e topit që mund t’i ekspozojnë ndaj kundërsulmeve të shpejta.

“Me gjasë, sot po përpiqesha t’u thoja të sulmonim më ngadalë, sepse në fund, nëse e humb topin, kundërshtari del shpejt në kundërsulm”, shpjegoi Rodri.

Ai pranoi se ndeshjet evropiane kërkojnë vëmendje të veçantë dhe se Barcelona duhet të përmirësohet në mënyrën se si përballon momentet e vështira gjatë lojës.

“E dimë se kur luajmë në Evropë, ka disa gjëra ndaj të cilave duhet të jemi të kujdesshëm. Për shembull, ata shënuan nga rasti i tyre i pare”.

“Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt, sepse ata mund të kishin shënuar edhe golin e dytë”, deklaroi mesfushori.

Rodri theksoi se një nga mësimet kryesore nga kjo ndeshje ishte nevoja për të ruajtur qetësinë edhe në momentet kur kundërshtari ushtron presion.

“Mesazhi është i qartë: ndoshta gjatë atyre dhjetë minutave mjaft kaotike që sapo i kaluam, kur pësuam golin, duhet të qëndrojmë pak më të qetë. Ky është mësimi që kemi nxjerrë nga kjo ndeshje”, u shpreh ai.

“Kur vijnë golat, mund ta shijosh ndeshjen pak më shumë”, shtoi Rodri.

Në fund, mesfushori paralajmëroi se Barcelona nuk mund të mbështetet gjithmonë te rezultatet e tilla bindëse, pasi përballjet në Ligën e Kampionëve do të jenë të vështira dhe kërkojnë përgatitje për çdo skenar.

“E dimë se gjërat nuk do të shkojnë gjithmonë kështu dhe se, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, ndeshjet do të jenë të vështira. Duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë: si kur shënojmë, ashtu edhe kur nuk arrijmë të shënojmë”, përfundoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër