Adrola Dushi ‘shpërthen’ pas pamjeve nga Tirana: Policia është aty për të na mbrojtur, jo për të na frikësuar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Modelja shqiptare, Adrola Dushi, ka reaguar në rrjetet sociale pas pamjeve që po qarkullojnë nga protesta në Tiranë, duke shprehur indinjatën e saj për mënyrën se si po trajtohen qytetarët nga policia.

Përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka shpërndarë pamje të protestuesve që përballen me efektivët, duke ngritur shqetësimin për përdorimin e forcës dhe trajtimin e tyre.

“Ore a kanë fëmijë vetë këto njerëz? Ça është ky tërbim”, ka shkruar ajo.

 Foto: Instagram

Në një tjetër postim, modelja ka vlerësuar guximin e qytetarëve që vazhdojnë të protestojnë, pavarësisht vështirësive dhe zhgënjimit.

“Kur nuk ke më asgjë për të humbur se shpresën ta kanë marrë, por lufton sepse ke ende kurajo për të patur dinjitetin në një kohë skllavërie! Respekt”, thuhet tutje.

Dushi ka publikuar gjithashtu një video të një qytetari të moshuar, i cili flet për vështirësitë me të cilat përballen njerëzit dhe kërkon më shumë drejtësi e kushte më të mira jetese.

 Foto: Instagram

“Si mundet kaq shumë ligësi ndaj një populli që kërkon veç arsim, shëndetësi dhe shpresë”, thuhet në mesazhin që shoqëron pamjet.

Në një reagim tjetër, Adrola ka shprehur edhe më drejtpërdrejt qëndrimin e saj, duke thënë se është e tronditur, e revoltuar dhe thellësisht e dëshpëruar nga ajo që po sheh në kryeqytet.

 Foto: Instagram

Ka theksuar se dhuna nuk mund të justifikohet ndaj qytetarëve që protestojnë dhe u ka bërë thirrje efektivëve të ruajnë qetësinë, edhe në situata të tensionuara.

“Policia duhet të jetë e trajnuar të përballojë tensionin, presionin, zemërimin dhe protestën. Të ruajë qetësinë edhe kur situata është e vështirë. Sepse pikërisht për këtë ka përgjegjësi dhe mban uniformën e shtetit”, ka shkruar modelja.

Ajo ka nënvizuar se askush, pavarësisht moshës apo rolit të tij në shoqëri, nuk duhet të trajtohet si kriminel vetëm pse ngre zërin, duke kujtuar se uniforma policore nuk është pushtet mbi qytetarin, por përgjegjësi ndaj tij.

 Foto: Instagram

“Policia është aty për të na mbrojtur, jo për të na frikësuar. Shqipëria dhe populli i saj meritojnë respekt, dinjitet dhe mbi të gjitha, humanizëm”, përfundoi Dushi. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër