Kasami dhe Azizi në Radiovcë me Jakup Huseinin

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 14 tetor Zhurnal.mk – Kandidati për kryetar të Komunës së Bogovinës, Jakup Huseini, së bashku me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin, dhe deputetin Adnan Azizi, zhvilluan një takim me banorët e Radiovcës, ku u pritën me entuziazëm dhe mbështetje të madhe.

Gjatë takimit, Huseini theksoi se atmosfera zgjedhore po bëhet gjithnjë e më e fuqishme dhe se mbështetja për kandidaturën e tij po rritet në prag të zgjedhjeve të 18 tetorit.

“Si çdo vend, edhe në Radiovcë ndihet aroma e fitores!”, u shpreh Huseini, duke vlerësuar pritjen e ngrohtë të banorëve dhe duke theksuar se kjo përkrahje i jep edhe më shumë motiv për të vazhduar garën.

Ai gjithashtu nënvizoi se numri 4 po shndërrohet në simbol të ndryshimit për Bërvenicën, ndërsa falënderoi banorët e Radiovcës për mikpritjen dhe mbështetjen e treguar.

Me mesazhin “Bashkë drejt fitores”, Huseini dhe përfaqësuesit e VLEN-it synojnë të vazhdojnë takimet me qytetarët, duke përcjellë mesazhin e ndryshimit dhe të një të ardhmeje më të mirë për komunën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër