Teleferiku në Shkup ende jashtë funksionit, gjatë tetorit priten riparimet nga kompania austriake

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 tetor Zhurnal.mk – Nga Ndërmarrja Publike e Transportit Shkup bëjnë të ditur se gjatë tetorit pritet të mbërrijnë ekipet e kompanisë austriake “Doppelmayr“, e cila do të kryejë riparimet dhe kontrollet teknike.

Teleferiku u ndal në maj, pasi gjatë kontrolleve u konstatuan disa mangësi teknike. Për riparimin e tyre është lidhur kontratë me kompaninë që e ka prodhuar dhe instaluar sistemin.

Oferta e “Doppelmayr“ arrin në 43,35 milionë denarë me TVSH, ndërsa kontrata ka vlerë maksimale prej 53,1 milionë denarësh me TVSH. Ajo përfshin furnizimin me pjesë rezervë, montimin, servisimin dhe testimin e pajisjeve.

Nga JSP theksojnë se teleferiku do të rikthehet në përdorim vetëm pasi të përmbushen të gjitha kushtet teknike dhe të sigurisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër