9
Shkup, 15 tetor, Zhurnal.mk – Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, së bashku me bashkëkryetarin e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim joformal me të rinjtë e Bërvenicës, ku kanë bashkëbiseduar për idetë, pritshmëritë dhe perspektivën e gjeneratave të reja.
Huseini theksoi se energjia dhe angazhimi i të rinjve janë pjesë e rëndësishme e vizionit për një Bërvenicë me më shumë mundësi dhe perspektivë.
“Bërvenica ka të ardhme, kur të rinjtë janë pjesë e vendimmarrjes”, thuhet në mesazhin e Huseinit.
