Moti me diell dhe vranësira të lehta, temperaturat deri në 20 gradë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 tetor, Zhurnal.mk – Sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga veriperëndimi, e cila përgjatë Vardarit do të tejkalojë 60 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalet nga 12 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të lehta, me temperaturë minimale prej 6 dhe maksimale deri në 15 gradë.

Të premten moti do të jetë më i ftohtë, me reshje lokale shiu, ndërsa në malet më të larta priten reshje bore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri në 18 gradë.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër