Në Tabanoc privohet nga liria 34-vjeçari nga Mali i Zi për tejkalim të shpejtësisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 tetor, Zhurnal.mk – Një shtetas 34-vjeçar nga Mali i Zi është ndaluar nga policia në pikën kufitare të Tabanocit, pasi ishte regjistruar nga sistemi “Safe City” duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 185 km/h, në një segment të autostradës ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km/h..

Sipas njoftimit të policisë, rasti është regjistruar më 14 tetor 2026, rreth orës 14:25, në dalje të shtetit, gjatë kontrollit të një veture të tipit “BMW” me targa të Malit të Zi.

Nga verifikimet përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” është konstatuar se drejtuesi i automjetit, me inicialet M.N. (34), dyshohet për veprën penale “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Ngjarja kishte ndodhur më herët në autostradën Shkup–Tabanoc, pranë kryqëzimit të Delladrovceve, ku shoferi ishte regjistruar duke lëvizur me shpejtësi prej 185 km/h.

Ai është shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër