Policia gjen drogën e dy të dhunuarve nga Saraji

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 tetor Zhurnal.mk – Policia ka njoftuar se ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave të cilët më 7 tetor deklaruan se janë dhunuar nga policia me pretendimin se nuk kanë pasur asgjë të dyshimt në veturën e tyre. Sipas policisë, në veturën e tyre është gjetur drogë e llojit marihuanë, ndërsa nën pranga ka përfunduar edhe një person i tretë tek i cili është gjetur sasi më e madhe e drogës. Ndaj dy personave që deklaruan se janë rrahur brutalisht, policia ka vërtetuar se ndërhyrja e policisë ka pasuar pasi paraprakisht njëri nga të dyshuarit i ka marrë pistoletën zyrtare njërit nga policët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër