Mashtrim prej 21 mijë eurosh në Gostivar, 35-vjeçari pretendon se u mashtrua për ndërtimin e shtëpisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Më 13.10.2026 në orën 19:45 në DPB Gostivar, një 35-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se është mashtruar nga personi S.S. Sipas denoncimit, ata më parë kishin rënë në kontakt përmes një rrjeti social dhe kishin lidhur kontrata me shkrim për ndërtimin e një shtëpie, me ç’rast denoncuesi në disa raste i kishte paguar avancë në vlerë të përgjithshme prej 21.000 eurosh. Siç është raportuar, personi e ka çuar në lajthitje duke i dërguar fotografi nga aktivitete të pretenduara ndërtimore, ndërsa pas një periudhe të caktuar ka ndërprerë kontaktet telefonike dhe nuk i ka kryer punët e dakorduara. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër