Suli: Mësimi vijon normalisht në 25 shkollat e Kamzës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli i bëri thirrje sot medieve të mos keqpërdorin rastin e rreth 50 fëmijëve që po marrin pjesë në protestë të nxitur, sipas tij, nga manipulime në rrjetet sociale.

“Në të 25 shkollat e Kamzës, mësimi vijon normalisht, kështu që ftojmë mediet të vijnë dhe të verifikojnë nga afër vijimin normal të procesit mësimor në të gjitha shkollat e Kamzës”, tha Suli në një reagim.

Kryebashkiaku Suli theksoi se “sot, falë mbështetjes së Kryeministrit Edi Rama, shkollat e Kamzës janë institucione me standarde të Bashkimit Europian”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër