Kadrijaj: Fjala e lirë nuk duhet të shuhet, kjo nuk duhet lejuar nga Kuvendi

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 tetor, Zhurnal.mk – Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se me zhvillimet e fundit ka nisur një ritëm më normal i funksionimit të institucioneve, por ka theksuar se kjo nuk duhet ta pengojë kritikën ndaj veprimeve të Qeverisë.

Kadrijaj në seancën e sotme ka vlerësuar se Kuvendi duhet të jetë i vëmendshëm dhe kritik ndaj vendimeve dhe veprimeve të ekzekutivit.

Ajo ka theksuar veçanërisht rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shprehjes, duke thënë se shuarja e fjalës së lirë nuk duhet të lejohet nga Kuvendi.

“Fjala e lirë nuk duhet të shuhet, kjo nuk duhet të lejohet nga ky Kuvend”, ka deklaruar mes tjerash Kadrijaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër