Toshkovski: Mirënjohja nga FBI është konfirmim i punës së policisë së Maqedonisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 tetor, Zhurnal.mk – Mirënjohja publike nga Byroja federale e hetimeve (FBI) për rezultatet e policisë së Maqedonisë është konfirmim se përkushtimi, profesionalizmi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar japin rezultate konkrete, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në Fejsbuk.

Duke iu referuar arrestimit të suksesshëm të administratorit të platformës kriminale OLVX, të realizuar në bashkëpunim me FBI-në, Toshkovski thekson se rasti konfirmon kapacitetet operative të policisë në luftën kundër krimit kibernetik transnacional.

“Arrestimi i suksesshëm i administratorit të platformës kriminale OLVX i kryer në bashkëpunim me FBI-në, tregon se policia e Maqedonisë ka kapacitetin operativ për të qenë partner i barabartë dhe i besueshëm në luftën kundër krimit kibernetik transnacional”, thekson Toshkovski.

Ai thotë se është krenar për punën e oficerëve të policisë që morën pjesë në aksion, duke theksuar se ekspertiza dhe përkushtimi i tyre janë çelësi i suksesit të arritur.

“Jam veçanërisht krenar për oficerët tanë të policisë, ekspertiza dhe përkushtimi i të cilëve janë pas këtij suksesi. Kjo mirënjohje është për ta dhe është detyrimi ynë të vazhdojmë të forcojmë kapacitetet e policisë së Maqedonisë dhe të justifikojmë besimin e partnerëve tanë ndërkombëtar”, tha Toshkovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër