Situata me protestat në Tiranë, Prezenca e OSBE në Shqipëri: Jemi të gatshëm të lehtësojmë dialogun gjithëpërfshirës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në vend, duke shprehur mbështetje për mesazhin e Presidentit Bajram Begaj.

Në mesazhin e publikuar, OSBE bën thirrje për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës.

Më tej, ata shprehin gatishmërinë për të ndihmuar në lehtësimin e një dialogu të tillë nëse do t’u kërkohet.

Reagimi i plotë:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj.

Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër