Shkup, 15 tetor Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Admir Shabani, ka mirëpritur atasheun e ri të mbrojtjes së Republikës së Turqisë, kolonel Kemal Bashol, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes.
Shabani vlerësoi se bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbështetet në besimin e ndërsjellë, partneritetin e ngushtë dhe përkushtimin për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit.
Sipas tij, ky bashkëpunim ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut dhe në rritjen e gatishmërisë së saj për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore të sigurisë. Një instrument i rëndësishëm në këtë drejtim është Marrëveshja për Bashkëpunim Ushtarak ndërmjet dy vendeve.
Zëvendësministri Shabani shprehu mirënjohje për Republikën e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin e fuqishëm në fushën e mbrojtjes, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Mirëpritja e atasheut të ri të mbrojtjes vjen në kuadër të marrëdhënieve të afërta ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, të cilat karakterizohen nga bashkëpunimi i vazhdueshëm ushtarak dhe angazhimi i përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet.
https://www.facebook.com/share/p/1HAkQXohnZ/
