Kujdes nga virozat sezonale

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 17 tetor Zhurnal.mk – Ndryshimet e mëdha klimatike gjatë fillim sezonit të vjeshtës si zakonisht paraqesin mundësinë e virozave të ndryshme pa marrë parasysh moshën e njerëzve, sidomos tek ata me sëmundje të ndryshme kronike. Për këtë arsye mjekët rekomandojnë masa preventive për mbrojtje nga virozat. Nga Qendra Urgjente pran Spitalit të Kumanovës rekomandojnë që mos të përdorin antibiotikë pa konsultimet dhe kontrollet e detajuara shëndetsore.

“Grupet më të rrezikuara janë të moshuarit, fëmijët dhe pacientët me sëmundje kronike respiratore dhe kardiovaskulare. Tek personat me Astma dhe sëmundje opstruktive kronike të mushkërive të bardha mundet të vijë deri te përkeqësimi i gjendjes, kurse në mënyrë plotësuese infektimet respiratore munden dukshëm të ndikojnë në shëndetin e tyre.”, u shpreh për TVM dr. Darko Karanfillovski, mjek në Qendrën Emergjente Kumanovë.

Mjeku Karanfillovski lidhur me mbrojtjen e shëndetit dhe mbështetjen e sistemit imunulogjik rekomandon ushqim të rregullt, gjumë të mjaftueshëm dhe aktivitete të rregullta fizike. Ai gjithashtu tërheqë vërejtjen që qytetarët të mos marrin kokë më vete antibiotikë sepse ata nuk ndikojnë tek virozat.

“Nuk rekomandoj përdorimin e antibiotikëve pa kontrollin paraprak mjekësor, kurse sa i përket vitaminave dhe mineraleve pacientët është mirë paraprakisht të konsultohen me mjekët amë ose farmacistët.”, u shpreh Karanfillovski.

Nga Qendra Urgjente i këshillojnë qytetarët që gjatë ndryshimeve shëndetësore të intervenojnë me kohë dhe me kontrollo të menjëhershme mjekësore t’iu shmangen pasojave të padëshirueshme shëndetësore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër