Studentët mes punës dhe studimeve: Kërkojnë më shumë të ardhura

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 tetor Zhurnal.mk – Disa nga studentët zgjedhin edhe të punojnë në të njëjtën kohë, megjithëse menaxhimi i orareve dhe kohës është i vështirë. Në një anketë për Alsat, disa prej tyre tregojnë për zgjedhjet që kanë bërë.

“Unë punoj si mekanik dhe është një punë që sjell fitim të mirë. Edhe puna online është e mire, por duhet të jetë e besueshme, sepse ka edhe mashtrime. Është pak e vështirë t’i menaxhosh fakultetin dhe punën, por me dëshirë mund t’i arrish”, tha një student.

“Gjatë studimeve do të preferoja punë fizike dhe do të isha i gatshëm të punoja pesë deri në tetë orë në ditë. Mendoj se studentët janë më pak të interesuar për punën në gastronomi, dhe pse ajo është më e lehtë për t’u gjetur. Puna online shihet si më e preferuar për shkak të fleksibilitetit dhe pagesës më të mirë”, tha një student tjetër.

“Gjatë studimeve do të preferoja punë online, për shkak të fleksibilitetit që ofron. Besoj se studentët janë më të interesuar për punë online sesa për punë në gastronomi. Do te isha e gatshme të punoj rreth 6 orë në ditë. Ne sektorin e gastronomisë do të preferoja të punoja në shitje por jo në kuzhinë, për shkak të ngarkesës së punës dhe pagesës”, tha studenti.

Disa nga studentët e anketuar kishin mendim ndryshe.

“Aktualisht nuk punoj pasi që jam student dhe me shumë gjasë pas përfundimit të studimeve planifikoj të punoj në profesionin tim. Por, nëse nuk gjej punë në profesionin tim, me shumë gjasë do të punoj në gastronomi”, theksoi një student tjetër.

Në një anketë të bërë së fundmi nga vetë studentët në faqen e instagramit “Studentarijamk” ku janë përgjigjur 2381 studentë, pothuajse gjysma, ose 43.76 përqind, e studentëve punojnë me kohë të plotë ose të pjesshme, ose në mënyrë të pavarur dhe në projektet e tyre, paralelisht me studimet e tyre. Në përqindje, 68.25 përqind kanë nevojë për më shumë financa, 30.83 përqind kërkojnë kushte më të mira për studim, pothuajse i njëjti numër (30.45%) dëshiron më shumë kohë të lirë, dhe pastaj ka nga ata që kërkojnë më shumë mundësi për praktikë (28.27%), njohuri praktike (28.27%), përfitime studentore (25.96%), më shumë mundësi punësimi (23.52%) dhe më shumë motivim (22.39%).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër