Kylian Mbappe fiton çmimin “Onze d’Or” për vitin 2026

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Kylian Mbappe është shpallur fitues i çmimit Onze d’Or për vitin 2026, pasi mori 48.2 për qind të votave nga më shumë se dy milionë votues në faqen e revistës Onze Mondial.

Sulmuesi i Real Madridit triumfoi me një epërsi të madhe ndaj rivalëve. Në vendin e dytë u rendit Joao Neves me 11.9 për qind të votave, i ndjekur nga Khvicha Kvaratskhelia me 10.8 për qind, Lamine Yamal me 9.7 për qind dhe Ousmane Dembele me 7.5 për qind.

Ky çmim, që këtë vit shënon 50-vjetorin e themelimit, u është ndarë ndër vite emrave të mëdhenj të futbollit, përfshirë Diego Maradonën, Zinedine Zidanen, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Mbappe e mbylli sezonin me statistika mbresëlënëse. Ai shënoi 25 gola në La Liga, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll, ndërsa realizoi edhe 15 gola të tjerë në Ligën e Kampionëve me Real Madridin, duke e kaluar shifrën prej 40 golash gjatë sezonit.

Francezi shkëlqeu edhe në Kupën e Botës 2026, ku realizoi 10 gola dhe dhuroi katër asistime. Me këtë paraqitje, ai u bë golashënuesi më i mirë në histori të këtij turneu, me 22 gola në edicionet e ndryshme, një më shumë se Lionel Messi dhe gjashtë më shumë se Miroslav Klose.

Ky është çmimi i parë Onze d’Or në karrierën e Mbappes. Me këtë sukses, ai i bashkohet listës së fituesve francezë, ku bëjnë pjesë Michel Platini, Jean-Pierre Papin, Eric Cantona, Zinedine Zidane, Thierry Henry, Antoine Griezmann, Karim Benzema dhe Ousmane Dembele.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër