Tiranë, 23 tetor, Zhurnal.mk – Partia Popullore Europiane (PPE), ka reaguar në rrejtin “X” lidhur me protestën e zhvilluara në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht.
PPE thekson se “çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës duhet të hetohet menjëherë, tërësisht dhe në mënyrë të pavarur, ndërsa organet e zbatimit të ligjit duhet të veprojnë gjithmonë në mënyrë proporcionale”.
“E ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugëtim demokratik, të begatë dhe evropian, me një qeveri që mban përgjegjësi, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe një të ardhme plot mundësi brenda vendit. Çdo dhunë e paligjshme dhe sulm nga të gjitha palët, veçanërisht kundër pronës dhe integritetit personal, nuk kanë vend në një demokraci; tensionet aktuale duhet të adresohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik”, thuhet në reagimin e PPE-së
Grupimi kryesor i qendrës së djathtë në Europë thekson se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet.

