Beyonce shfaqet me fustan jeshil me dantellë, del për herë të rrallë me Jay-Z në Las Vegas

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Beyonce dhe Jay-Z kanë bërë një paraqitje të rrallë publike së bashku në Las Vegas, ku festuan 20-vjetorin e markës së shampanjës së reperit, Ace of Spades, e njohur zyrtarisht si Armand de Brignac.

Këngëtarja 45-vjeçare u shfaq me një fustan të gjelbër me dantellë dhe pupla, të kombinuar me një çantë rozë me shkëlqim dhe vathë të mëdhenj argjendi.

Ajo i kishte stiluar flokët në valë të buta, ndërsa Jay-Z zgjodhi një veshje tërësisht të zezë, të kompletuar me një zinxhir diamantesh, shkruan DailyMail.

Çifti u fotografua dorë për dore teksa drejtohej drejt klubit të natës Omnia, pas mbrëmjes kushtuar markës së shampanjës.

Paraqitja e tyre vjen pak ditë pasi vajza e tyre, Blue Ivy, 14 vjeçe, u ngjit papritur në skenë gjatë koncertit të Jay-Z në Los Angeles, ku e shoqëroi të atin duke luajtur në tastierë gjatë interpretimit të dy këngëve të tij.

Beyonce ishte gjithashtu e pranishme në koncert, në një suitë VIP, ku u pa duke kënduar dhe duke u shoqëruar me ish-anëtaret e grupit Destiny’s Child, Kelly Rowland dhe Michelle Williams.

Beyonce dhe Jay-Z janë të martuar që prej vitit 2008 dhe kanë tre fëmijë: Blue Ivy dhe binjakët Rumi e Sir.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër