Man Utd nuk shpëton nga Cole Palmer, ja pse ylli i Chelseat do të luajë pavarësisht kartonit të kuq

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Chelsea do të mund të llogarisë në shërbimet e Cole Palmer për përballjen e ardhshme ndaj Manchester Unitedit në Ligën Premier, pavarësisht se mesfushori anglez u ndëshkua me karton të kuq në derbin londinez kundër Tottenhamit.

Palmer u përjashtua nga loja në humbjen 2-0 të Chelseat ndaj Tottenhamit, pasi mori dy kartonë të verdhë brenda nëntë minutave gjatë pjesës së dytë.

Megjithatë, përjashtimi nuk do ta pengojë atë të luajë kundër Manchester Unitedit në ndeshjen e planifikuar për më 31 tetor.

Kjo për shkak se pezullimi automatik prej një ndeshjeje do të zbatohet në përballjen e Chelseat kundër Liverpoolit në ‘Anfield’, në kuadër të Kupës së Ligës Angleze (Carabao Cup).

Sipas rregullave të futbollit anglez, pezullimet për kartonë të kuq vlejnë si për ndeshjet e Ligës Premier, ashtu edhe për garat vendore të kupave.

Kështu, Palmer pritet të jetë në dispozicion të stafit teknik për sfidën e rëndësishme kundër Manchester Unitedit.

Reprezentuesi anglez kishte luajtur rol vendimtar edhe në fitoren e mëparshme të Chelseat në Carabao Cup ndaj Leeds Unitedit, kur u aktivizua nga banka rezervë dhe realizoi dy gola brenda vetëm tre minutave, duke kontribuar në përmbysjen dhe fitoren 6-3.

Në anën tjetër, Manchester Unitedi tashmë është eliminuar nga kjo garë, pas humbjes 3-2 ndaj Brightonit, në një ndeshje ku shpërdoroi epërsinë prej dy golash.

Kjo disfatë shënoi një rekord negativ për klubin nga ‘Old Trafford’, pasi ishte hera e parë pas 50 vjetësh që Unitedi humbi një ndeshje në shtëpi pasi kishte krijuar epërsi prej dy golash.

Prania e Palmerit në përballjen e 31 tetorit përbën një lajm pozitiv për Chelsean, që synon të rikthehet te rezultatet pozitive pas disfatës në derbin londinez.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër