Lulja në kostumin e Lamine Yamalit në “Topin e Artë” – çfarë fshihet pas këtij detaji

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Lamine Yamal para ceremonisë arriti të tërhiqte vëmendjen edhe me veshjen e tij, e cila mund të hyjë ndër paraqitjet më të komentuara në historinë e këtij eventi.

Anësori i Barcelonës mbërriti në ceremoninë e mbajtur në Londër, i shoqëruar nga e dashura e tij, Ines Garcia.

Çifti pozoi së bashku në tapetin e kuq, ndërsa fotografët vunë re një aksesor të madh rozë në xhaketën e futbollistit.

Lamine

Menjëherë lindën pyetjet se çfarë ishte ai. Aksesori kishte një pamje të pazakontë, që të kujtonte një lule ekzotike ose një krijesë detare.

Për pak çaste, arriti të zhvendoste vëmendjen nga gara për “Topin e Artë” te stili i futbollistit të ri.

Çfarë kishte vendosur Lamine Yamal në xhaketën e tij?

Tashmë është zbuluar se, pavarësisht pamjes së tij si lule, aksesori nuk ishte një lule e vërtetë.

Bëhet fjalë për një karficë të madhe nga shtëpia luksoze e modës Chanel, e punuar me pupla dhe e dizajnuar në formën e një luleje.

Lamine

Aksesori mbulonte një pjesë të konsiderueshme të xhaketës së shkurtër të zezë të 19-vjeçarit, duke krijuar një kontrast të fortë me pjesën tjetër të veshjes.

Yamal kishte zgjedhur një kombinim tërësisht të zi, me pantallona të gjera, papion të zi dhe xhaketë të mbyllur me një kopsë të vetme të artë.

Megjithatë, futbollisti i Barcelonës nuk është i pari personazh i njohur që shfaqet me këtë aksesor të veçantë.

Aktori Pedro Pascal e kishte veshur të njëjtën karficë të Chanel në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, disa muaj më parë.

Lamine

Yamal ka treguar gjithnjë e më shumë interes për modën, krahas ngritjes së tij në mesin e yjeve të futbollit botëror.

Ai po ndërthur gjithnjë e më shpesh stilin e tij të zakonshëm urban me marka luksoze dhe krijime të modës së lartë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër