Reagimi i Yamalit gjatë fjalimit të Kane bëhet viral në rrjetet sociale

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Sulmuesi anglez Harry Kane u shpall fitues i Topit të Artë për vitin 2026, në ceremoninë e zhvilluar të hënën mbrëma në Londër, duke lënë pas Kylian Mbappen dhe Lamine Yamalin.

Ylli i Barcelonës përfundoi në vendin e tretë në renditjen përfundimtare, ndërsa kryeredaktori i revistës France Football, Vincent Garcia, shpjegoi se ndarja e votave mes futbollistëve spanjollë kishte ndikuar në rezultatin e 19-vjeçarit.

Megjithatë, një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë ceremonisë ishte reagimi i Yamalit, pasi legjenda braziliane Ronaldo Nazario shpalli Harry Kane fitues të çmimit prestigjioz.

Sipas raportimeve, talenti spanjoll kishte besuar se do ta fitonte Topin e Artë, veçanërisht pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gjatë të cilit triumfoi në La Liga dhe në Kupën e Botës me Spanjën.

Zhgënjimi i tij dukej edhe gjatë fjalimit të Kane, ndërsa pamjet e shprehjes së fytyrës së futbollistit të Barcelonës u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga tifozët.

Yamal e përfundoi sezonin e kaluar me 57 paraqitje për Barcelonën dhe Kombëtaren e Spanjës, duke regjistruar 25 gola dhe 22 asistime.

Përveç statistikave individuale, ai fitoi edhe tre trofe të rëndësishëm: Kupën e Botës, titullin e La Ligës dhe Superkupën e Spanjës.

Pavarësisht këtyre sukseseve, 19-vjeçari duhet të presë të paktën edhe një vit për mundësinë e radhës për ta fituar Topin e Artë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër