Mot me mjegull në mëngjes, ndërsa reshje më të dendura nga fundjva

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 tetor, Zhurnal.mk – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha afatshkurtra të diellit, ndërsa në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila në disa vende përgjatë Vardarit do të forcohet kohë pas kohe. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 3 deri 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë në interval prej 12 deri 19 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në orët e mëngjesit do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës erë kohë pas kohe e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Reshje më të dendura priten të dielën dhe fillimin e javës së ardhshme. Në orët e mëngjesit në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Deri në fund të kësaj periudhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior.

artikuj të ndërlidhura