Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, rrugët janë të thata

Nga D V
A+ A-
Rivendos
Shkup, 29 tetor, Zhurnal.mk – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata, informon LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.
Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së gurëve.
Kjo vlen veçanërisht për segmentet rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

artikuj të ndërlidhura