Shkup, 29 tetor, Zhurnal.mk – Sipas informacioneve jozyrtare, mëngjesin e sotëm, pjesëtarë të Departamentit për Krim të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), kanë ndërmarrë një tjetër aksion policor. Aktualisht, kontrolle dhe bastisje po zhvillohen në më shumë se 10 lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.Sipas informacioneve të para, nën hetim janë persona përgjegjës nga një spital privat, si dhe punonjës të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, të dyshuar për disa vepra penale, ndër të cilat keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar, punë e pandërgjegjshme në shërbim, mashtrim dhe pastrim parash.Sipas informacioneve jozyrtare, dëmi i shkaktuar buxhetit shtetëror tejkalon 1.5 milionë euro, ndërsa përfitimi pasuror i kundërligjshëm i spitalit vlerësohet në rreth 4 milionë euro.Gjithashtu, të dëmtuar janë edhe një numër i madh pacientësh që janë trajtuar në këtë spital.Detaje të tjera priten të bëhen të ditura gjatë ditës.
Aksion policor në disa qytete të Maqedonisë së Veriut: Nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit të Shëndetësisë
5
Artikulli i mëparshëm
