Tiranë, 29 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se indeksimi i pensioneve do të ndodhë në prill 2027, me një fond të parashikuar prej rreth 1,35 miliardë lekësh, ndërsa do të ketë dyfishim të bonusit të pensionistëve nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Në prezantimin e projektbuxhetit 2027, Malaj u shpreh se pensionet zënë një vend të veçantë në prioritetet e buxhetit, përmes masave që synojnë të rrisin mbështetjen financiare për pensionistët dhe të përmirësojnë të ardhurat e tyre.
Sipas Malajt, indeksimi i pensioneve në prill 2027 do të jetë me një fond të parashikuar prej rreth 1,35 miliardë lekësh.
Malaj shtoi se “dyfishimi i vlerës së bonusit mujor për pensionistët do të jetë sipas kategorive të përcaktuara, duke filluar nga 1 janari 2027, me një kosto totale të parashikuar prej 20 miliardë lekësh për vitin”.
“Krahas pensioneve, buxheti forcon edhe politikat e mbrojtjes sociale, me fokus te fëmijët, familjet dhe kategoritë më në nevojë. Synimi ynë është që mbështetja publike të jetë më e drejtpërdrejtë dhe të ndihmojë në përballimin e nevojave të përditshme”, tha ai.
