5
Shkup, 29 tetor, Zhurnal.mk – Iskra Haxhi Vasileva është prokurorja e re e cila do të drejtojë Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Në zgjedhjet e drejtpërdrejta të mbajtura një ditë më parë, Vasileva ka marrë shumicën e votave. Të drejtë vote kishin 187 prokurorë publikë nga e gjithë Maqedonia e Veriut, të cilët votuan drejtpërdrejt dhe në mënyrë të fshehtë. Në garë ishin pesë kandidatë: Iskra Haxhi Vasileva, Faton Azizi, Trajçe Pelivanov, Jovan Cvetanovski dhe Lidija Raiçeviq.
